Shqipëria
Shqiptari që shpëtoi një familje amerikane nga stuhia dhe nuk pranoi shpërblimin
Teksa SHBA-ja po përballet me stuhi e viktima të shkaktuara nga të reshurat e borës e ngricat, në media është shfaqur historia e një shqiptari, i cili ka ndihmuar tre amerikanë të gjendur në vështirësi qarkullimi, duke i shpëtuar ata. Ai është Enea Bushati, i cili ka ndihmuar të dalë nga kanali makinën e një familje, një nenë me dy vajza që kishin ngelur të bllokuara plot 6 orë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Enea Bushati rrëfeu se ishte përballur me familjen amerikane të bllokuar në një kanal gjatë lëvizjes me kamionin me të cilin punon dhe nuk kishte hezituar për asnjë moment t’u vinte në ndihmë, duke iu ofruar edhe ujë dhe ushqim.
Ai tregoi se familja amerikane i kishte ofruar para pasi i kishte ndihmuar, por ai kishte refuzuar.
“S’e bëra për ndonjë qëllim të caktuar, më ofruan pagesë, por refuzova duke u thënë se nuk e kam bërë për ndonjë vlerë monetare, por e kam bërë sepse e kam ndierë veten mirë që e kam bërë dhe do ta bëj për çdo njëri në nevojë”, tha Bushati.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












