E-Diaspora
Shqiptari shpall konkursin për “nxënësin më të keq në Gjermani”
”Koka” e idesë së shpërblimit prej 2000 eurosh për nxënësin më të dobët të Gjermanisë, është George Papa. Është i lindur në Shqipëri dhe ka mbrapa vetes një jetë të bujshme, të kaluar në gjithë botën
Cilido që ka mbushur 13 vjet, ka mundësi të aplokojë në faqen e internetit www.aschulzial.net. dhe, me pak fat, mund të fitojë 2000 euro ose ndonjë çmim tjetër si i-pad, i-phone etj. Ky aksion provokativ ka ngjallur reagime të përziera.
Shumë nxënës në aplikimet e tyre shfryjnë nga thellësia e shpirtit frustrimin e tyre me shkollën. Ndërsa shumica e prindërve, duket të mos kenë dëgjuar akoma për konkursin origjinal.
Por, para së gjithash janë mësimdhënësit ata që i ka dëshpëruar më së shumti afishja. Mësuesja e një gjimnazi të Berlinit, Johanna H., thotë: “Për mua, është për tu dënuar qoftë edhe vetëm ideja e një mirënjohje shoqërore që do të jepej për suksesin e dobët të nxënësve. Ndërsa skandalozja këtu është se për këtë “sukses” dikush edhe do të paguajë shpërblim!
Por, kush qëndron mbrapa këtij “konkursi” të diskutueshëm?
Iniciator është portali i internetit nga Berlini, Scooland.de, që prezantohet si një “treg këmbimesh arsimore”, në të cilin mund tëofrohen dhe të merren njoftime nga kjo fushë, shkruan “Berliner Kurier. Ndërsa ”koka” e idesë së shpërblimit për nxënësin më të dobët të Gjermanisë është një shqiptar! Ai quhet George Papa, është i lindur në Shqipëri dhe ka mbrapa vetes një jetë të bujshme, të kaluar në gjithë botën.
Papa është rritur si të thuash, mbrapa skenës dhe vazhdimisht në lëvizje, pasi që prindërit e tij kishin punuar si aktorë. Më vonë është shpërngulur në Gjermani ku edhe ka studiuar. Për vite të tëra ka punuar si përkthyes për institucione të ndryshme. Për një kohë, nga korriku i vitit 1999, ai ka punuar në Kosovën e posadalë nga lufta, si koordinator i një shoqate humanitare gjermane. Pastaj ka bërë punë arkitekti në Australi ose punë tjera në SHBA etj. Para pak vitesh është kthyer sërish të jetojë në Gjermani, në Berlin dhe këtui punon në koncepte alternative të arsimit.
Ai është i bindur se sistemi klasik i arsimit nuk nxjerr medoemos njerëz të aftë për jetë prandaj kërkon dhe ofron alternativa. Idetë e tij Papa i ka shpërfaqur edhe në librin e tij “Aschulzial”, ku përshkruan rrugën jetësore të një nxënësi shembullor që nuk dëshiron të jetë më i tillë dhe vihet në krye të rebelimit të nxënësve “te dështuar”…
Pasi ta kemi lexuar këtë jetëshkrim të shkurtë të Georg Papës, edhe ideja e tij për shpërblimin e nxënësit më të dobët në Gjermani nuk duhet të na habisë shumë!
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik









