Shkurt.ch
Shqiptarit, 7 vjet burg për therje të zviceranit
Se a do të dëbohet nga Zvicra Rasim R., do të vendosë më vonë Zyra për Migracion
Rasim R., shqiptari që ka therur mundësinë zviceran Kari Zingrich, është dënuar sot me 7 vjet heqje lirie. Duke shqiptuar këtë dënim, gjykata regjionale e Thunit ka ndjekur plotësisht palën paditëse, e cila kishte kërkuar po ashtu 7 vjet burg për tentim vrasjeje të qëllimtë, me ç`rast të dëmtuarit i janë shkaktuar plagë të rrezikshme për jetë.
Rasti i plagosjes së ish sportistit dhe politikanit lokal të SVP-UDC-së kishte ndodhur më 15 gusht të vitit të kaluar. Ai i kishte shërbyer pastaj kësaj partie për të zhvilluar një fushatë, ku kishte rënë në sy veçanërisht afishja me tekstin “Kosovarët therin zviceranët”.
Duke u përgjigjur para trupit gjykues, Rasim R. ka theksuar se i vjen keq për ngjarjen. Sipas tij, ditën kur ka ndodhur krimi ai dhe vëllai kishte pasur një shkëmbim fjalësh me dy zviceranë në kopshtin e një restoranti në Interlaken. Kur mundësi Zingrich ishte ngritur, ky kishte pasur frikë se po ia sulmonte vëllanë dhe kishte bërë përpjekje ta mbronte atë.
Edhe mbrojtësi (për nga detyra zyrtare) ka pohuar se Rasimi e ka kryer sulmin duke qenë në lajthitje. Sipas tij, për këtë vepër penale masa ndëshkuese adekuate do të ishte 3 vjet, prej të cilave gjysma me kusht.
Ndërsa prokuroria kishte ngulur këmbë se sulmi ishte bërë me qëllim të vrasjes kështu që dënimi meritor do të ishte ai prej 7 vjet burg.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











