Tematike
Shqiptarit të dënuar për vrasje nuk ia kompensojnë dështimin e operacionit
Nga koha kur i qe nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e gurëve nga veshkat, në vitin 2003, ai vuan nga dhimbjet
Faton X është duke mbajtur dënimin për një vrasje të kryer në vitin 1998. Atëbotë ai qe akuzuar se bashkë me vëllanë dhe një person tjetër kishin vrarë një afarist zviceran, me porosi dhe pagesë të bashkëshortes së këtij të fundit. Vrasja pati bërë bujë të madhe në mediet zvicerane.
Ndonëse Fatoni nuk e kishte pranuar asnjëherë veprën me të cilën ngarkohej, ai qe dënuar për vrasje, me 18 vjet burg.
Ndërkohë, që nga koha kur i qe nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e gurëve nga veshkat, në vitin 2003, ai vuan nga dhimbjet. Për të siguruar dëmshpërblimin për operacionin e dështuar ai kishte paditur fondacionin Inselspital, i cili e kishte refuzuar pa koment kërkesën e Fatonit.
Ndërkohë, një vendim i Gjykatës Administrative të kantonit të Bernës para disa ditësh thotë se “është e pakontestueshme që fondacioni Inselspital duhej t`i përgjigjej kërkesës”. Gjykata në fjalë tash vërteton se fondacioni në fjalë, me rastin e refuzimit të kërkesës ka gjetur gabime formale në përpilimin e saj, shkruan “Der Bund”.
Dhe, me këtë arsyetim, gjykata duket e kënaqur. Kjo nënkupton që ankesa e bërë nga Faton X është hedhur poshtë dhe nuk parashihet ndonjë kontest tjetër gjyqësor. Sipas gjykatës, dy kushte formale duheshin plotësuar që ankuesi të merrte dëmshpërblimin: të vërtetohej se ai nuk ka të ardhura, dhe që gjasat për sukses të procedurës të jenë të mira.
Kushtin e parë ai e plotësonte me vetë faktin se ndodhej në burg dhe nuk kishte të ardhura. Ndërsa të dytin, nuk e plotësonte për faktin se dy mjekët që Fatoni i akuzonte për operimin e dështuar, ndërkohë janë liruar nga një akuzë e bërë për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor nga pakujdesia.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












