Lajme
Shqiptarja Irma Kurti fiton çmimin e parë në Konkursin kombëtar të poezisë në Itali
Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti është shpallur fituese e çmimit të parë në Edicionin e dhjetë të Konkursit Kombëtar të Poezisë “L’arte in versi”në Itali.
Bëhet e ditur se në këtë konkurs janë paraqitur 1675 krijime, mirëpo Kurti është shpallur si fituese absolute në seksionin e Poezisë në Gjuhë të Huaj me poezinë në gjuhën angleze të titulluar “The weeping willow” (Shelgu lotues).
Ky vlerësim i jep të drejtën autores shqiptare Irma Kurti të botojë (gratis) një libër me poezi me Shtëpinë Botuese Ivvi Editore në Salerno.
Konkursi kombëtar “L’Arte in Versi”(Arti në vargje) që organizohet nga Shoqata Euterpe në Jesi (Ancona), është i themeluar dhe drejtohet nga poeti e kritiku letrar Lorenzo Spurio.
Ndërsa kjo është hera e tretë që Kurti vlerësohet me çmim të parë gjatë vitit 2022.
Në muajin shkurt në Konkursin letrar “Frazat më të bukura të dashurisë” në Romë ajo u u klasifikua në vendin e parë me poezinë “Një ditë do të më tregosh”; gjithashtu në Konkursin e shpallur nga Instituti Italian i Kulturës në Napoli u shpall fituesja e vetme në seksionin e romanit të pabotuar në gjuhën italiane me titullin “Vite chiuse a chiave – Jetë të mbyllura me çelës”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











