Kosova
Shqiptarja me të gjitha notat 10-të fiton vëmendje në mediat italiane
Mediat italiane i bëjnë jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10
Shqiptarja ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë, përcjell albinfo.ch.
Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vjet radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.
Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.
“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.
“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.
Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.
Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.
Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.
“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.
Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.
“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













