Lajme
Shqiptohen 352 mijë euro gjoba për partitë që shkelën kodin zgjedhor
Koalicioni PDK-AAK-Nisma është shqiptuar gjobë prej 157 mijë e 700 euro, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 71.700 euro, Lëvizja Vetëvendosje 66 mijë euro, Lista Serbe 35.600 euro, derisa parti tjera janë gjobitur me shuma më të vogla
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, edhe pse u vlerësuan demokratike, ato u përcollën me ankesa e gjoba të shumta. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se kanë pranuar 354 ankesa, derisa, për shkelje të kodit të mirësjelljes kanë gjobitur partitë politike në vlerën prej mbi 352 mijë euro.
Mul Desku është kryesues i Sekretariatit në PZAP. Ai tha se gjatë këtij procesi zgjedhor për shkak të shkeljeve nga ana e subjekteve politike gjatë bërjes së fushatës, thyerjes së kodit të mirësjelljes, ka shqiptuar gjoba të mëdha për subjektet politike dhe kandidatët.
“Gjobat e shqiptuara arrijnë në 352 mijë e 400 euro. Koalicioni Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është gjobitur me 157 mijë e 700 euro. Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosovare e re dhe Alternativa janë gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro“, thekson Desku.
Sipas tij, gjoba u janë shqiptuar edhe disa partive tjera.
PZAP ka bërë të ditur se asnjë nga subjektet politike nuk do të mund të certifikohen në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në këtë vit pa i paguar këto gjoba.
Po ashtu, PZAP ka publikuar edhe ankesat për shkelje të rregullave të procesit zgjedhor të cilat janë pranuar nga subjektet politike si dhe nga organizatat vendore që janë marrë me vëzhgimin e këtij procesi.
“Natyra e ankesave kryesisht kishte të bënte me vendosjen e posterëve në hapësirat publike, mospërputhja e votave, gabim në të numëruarit e votave, asistim për votim, tentim për blerje të votës, dëmtim të posterëve, fotografim i votave dhe parregullsi të tjera”, ka bërë të ditur Desku.
Ndërkohë, Adnan Konushevci, anëtar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka theksuar se në zgjedhjet e 11 qershorit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, është shënuar përkeqësim i thyerjes së kodit të mirësjelljes nga subjektet politike.
“Përderisa në vitin 2014 janë shqiptuar 86 mijë euro derisa në vitin 2017 kemi mbi 300 mijë euro gjoba e të gjitha janë për thyerje të kodit të mirësjelljes dhe të gjitha janë për vendosjen e posterëve në vendin ku nuk janë të dedikuar për vendosjen e tyre, tregon se kemi përkeqësim të thyerjes së kodit të mirësjelljes”, thekson Konushevci.
Numrin e ankesave e konsiderojnë mjaft të lartë përfaqësues të organizatës joqeveritare “Demokraci plus”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












