Lajme
Shqiptohen mbi 700 gjoba për mosrespektim të Ligjit Covid-19
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për të gjithë ata që nuk po respektojnë Ligjin Covid-19.
Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 747 gjoba për ata që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19.
Sipas Policisë, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 636 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kujtojmë që me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me virusin Covid-19 në vend, Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.
Me këtë rast ishte vendosur edhe ora policore, ndërsa ishte kërkuar nga policia që të shqiptojnë gjoba për të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin për Covid.
Kjo e fundit, për çdo ditë po shqipton qindra gjoba për mosrespektim të këtij ligji.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?











