Lajme
Shqyrtohet ulja e TVSH-së për “shportën ushqimore”
Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se në rast të uljes së normës së TVSH-së në disa artikuj ushqimorë, duhet të ketë ngritje të TVSH-së në artikujt tjerë
Disa shtete të rajonit, por edhe disa shtete të BE-së, e kanë ulur Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) për artikujt bazik ushqimor, bukën, kripen, sheqerin, miellin, mishin etj, ndërsa në Kosovë, TVSH mbetet e njëjtë, sikurse për artikujt ushqimor, po ashtu edhe për ata luksoz.
Prandaj autoritet në Kosovë janë duke shqyrtuar mundësitë për uljen e normës së TVSH-së për artikuj të caktuar ushqimorë. Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se në rast të uljes së normës së TVSH-së në disa artikuj ushqimorë, duhet të ketë ngritje të TVSH-së në artikujt tjerë.
Në Kosovë, TVSH është 16 për qind për të gjitha mallrat, pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0 për qind për mallrat që i dedikohen eksportit, kurse kjo normë zbatohet që nga viti 2001.
Menderes Ibra është këshilltar në Ministrinë e Financave. Ai tha për REL se janë duke diskutuar për krijimin eventual të një norme tjetër më të ulët për disa produkte ushqimore, siç janë buka, kripa, qumështi e të tjera.
“Duhet pasur parasysh se ne nuk kemi asnjë vendim për këtë çështje. Jemi duke e analizuar këtë edhe në pikëpamje të ndikimit buxhetor…duhet ditur se nëse do të ketë rëne të TVSH-së në artikuj të caktuar ushqimorë, atëherë do të duhej që norma për artikuj të tjerë të rritej”, thotë Ibra.
Kohë më parë, Instituti Ballkanik i Politikave kishte filluar një iniciativë, në të cilën kërkohej heqja e TVSH-së për shportën ushqimore. Qëllimi i kësaj iniciative ishte heqja e TVSH-së për produktet bazike të shportës ushqimore, siç janë: buka, mielli, vaji, qumështi, sheqeri, kripa dhe mishi.
Drejtues të këtij instituti kishin theksuar se disa vende të Evropës kanë reduktuar tatimin për shportën ushqimore.
Sipas hulumtimit të tyre, Serbia dhe Kroacia normën tatimore e kanë 20 për qind, ndërsa tatimin për shportë ushqimore e kanë përkatësisht 8 dhe 5 për qind. Gjermania normën tatimore e ka 19 për qind, ndërsa tatimi për shportën ushqimore është 7 për qind.
Në Shqipëri, ndërkaq norma e TVSH-së është 20 për qind, pa ndonjë lirim për shportën ushqimore.
Ibra thekson se TVSH-ja në Kosovë është më e ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.
“Sistemi tatimor në Kosovë është i ndërtuar në atë mënyrë që të jetë një sistem tatimor më i thjesht dhe shkalla e TVSH-së në Kosovë është 16 për qind dhe është norma më e ulët e TVSH-së, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha ai.
Ministria e Financave, sipas tij, vazhdimisht i rishikon politikat fiskale në mënyrë që të jetë në funksion edhe të konsumatorëve, edhe të bizneseve. “Në kuadër të përcaktimit të normave tonë tatimore diskutojmë edhe me FMN-në”, sqaron Ibra.
Viteve të fundit, Kosova është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK), çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 2.6 për qind në muajin mars 2013, krahasuar me muajin mars 2012.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













