Lajme
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar një vend në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Në zgjedhjet e mbajtura dje, qytetarët e Kantonit të Bernës kanë zgjedhur Parlamentin kantonal me 160 anëtarë. Ata u zgjodhën në nëntë zona zgjedhore.
Njëra nga fytyrat e reja, të zgjedhura dje në këtë parlament është edhe e reja me rrënjë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, Shasime Osmani, ng Partia Socialdemokrate. Pasi t`i kesh hedhur një sy listës prej 160 parlamentarëve të zgjedhur sheh se ajo është e vetmja shqiptare dhe njëra ndër fare pak të tjerë, me prejardhje të huaj që kanë arritur të zgjidhen.
Dy partitë kryesore, Partia Popullore Zvicerane (SVP) dhe Partia Socialdemokrate (SP) kanë rritur numrin e parlamentarëve të tyre, ndërsa partitë e qendrës humbën terren.
Gjyshi i Shasime Osmanit kishte ardhur në Zvicër në vitin 1979 nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut si “gastarbajter”. Ai, bën pjesë në mesin e shumë të tjerëve që qëndruan këtu dhe ndërtuan një jetë për veten dhe familjet e tyre. Babai i Shasimes pastaj ju bashkua atij në vitin 1993. Ndërsa vetë Shasimja ishte vetëm 1 vjeçe kur me nënën e saj, ju bashkuan babait, në vitin 1999.
Shasimja ka përfunduar kualifikimin për biznes dhe gjithashtu ka marrë një diplomë profesionale. Më tutje ajo ka përfunduar diplomën e shkollës për të rritur sepse donte të studionte në universitet.
“Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, kishte thënë Osmani në fushatën për zgjedhje. Tani ajo ka arritur të bëhet zëri i tyre ose i gjithsej 9641 qytetarëve të Kantonit të Bernës që i kanë dhënë votën.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin









