Lajme
Shtajnbah: Kosova ka arritur stabilitetin e vet si shtet
Ambasadori Shtajnbah duke folur për çështjen e legjislacionit, vlerësoi lart punën e miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pritur në një takim lamtumirës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Diter Shtajnbah, të cilin e ka falënderuar për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe të institucioneve tjera të vendit.
Ai me këtë rast shprehu bindjen se bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.
Ambasadori Shtajnbah duke folur për çështjen e legjislacionit, vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit.
Ambasadori gjerman u shpreh se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet.
Shtajnbah ka theksuar se marrëdhëniet në mes Gjermanisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe do të forcohen edhe më, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










