Shkurt.ch
Shtatë universitete zvicerane në Top 200
ETH Zurich është universiteti më i mirë, në vendin e 13-të, sipas rangimit që ka bërë për këtë vit magazina britanike “Times Higher Education”.
Shumë universitete zvicerane këtë vit pozicionohen mirë në një rangim ndërkombëtar të magazinës britanike “Times Higher Education”
Pas ETH-së në Cyrih, vjen ETH në Lausanne (EPFL) me numrin 34 (më herët 37), Universiteti i Bazelit është ngjitur një vend, nga 75 në 74, Universiteti i Cyrihut në vendin e 103-të, Gjeneva 107 dhe Berna në 132. Universiteti i Lozanës këtë vit renditet i 136-ti në renditjen e “Times Higher Education”, duke rrëshqitur në katër vende më poshtë.
Universiteti i Freiburgut ende mbetet në top 300.
“Zvicra ka një shans për të thyer monopolin britanik dhe atë amerikan që mbajnë 10 vendet e para”, tha Phil Baty, redaktor i magazinës.
“Çelësi i suksesit të Zvicrës ishin përpjekjet e universiteteve për të tërhequr talentet ndërkombëtarë. Izolimi në Evropë mund të jetë shumë i rrezikshëm”, tha Baty, duke aluduar në përjashtimin e universiteteve zvicerane nga programet kërkimore evropiane si pasojë e miratimit të iniciativës për ndalimin e migracionit.
Në vendet e para mbeten universitetet amerikane dhe britanike. Ashtu si vitin e kaluar, California Institute of Technology kryeson listën e universiteteve në botë. Universiteti i Harvardit është me numër dy. Më pas vijnë Universitetet e Oksfordit dhe Stanford.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme












