Shkurt.ch
Shtatzënia: Ligji për diagnozë paraimplantuese dhe mbështetësit e tij
Diagnoza paraimplantuese është e nevojshme për të siguruar një trajtim optimal për çiftet sterile apo që kanë sëmundje serioze gjenetike. Kjo teknikë është e rregulluar në mënyrë strikte, ka bërë të ditur të hënën komisioni ndërpartiak, i cili ka mbështetur ligjin e ri.
Në mesin e rregullave më të rrepta në Evropë në këtë fushë, ky ligj ka për qëllim zbatimin e amendamentit kushtetues të miratuar me referendum me 61.9 % të votave në qershorin e fundit. Ky ligj është kundërshtuar nga qarqet e referendumit të paraqitur nga Partia engjelike, nga meset krishtere si dhe nga organizatat e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Diagnoza gjenetike paraimplatantive (DGJP) përfshin vetëm disa qindra raste në vit. Kjo teknikë, e praktikuar qe njëzet vjet jashtë vendit, mundëson bërjen e dallimit të një embrioni të shëndetshëm nga ai që vuan nga ndonjë anomali para implantimit në mitër.
T’u shmangemi testeve të shtatzënisë
Për mbështetësit e tij, DGJP-ja parandalon shtatzënitë e shumta, faktor rreziku për nënat e ardhshme. Kjo gjithashtu eliminon problemin e një “shtatzënie test”. Aktualisht, analiza kromozomale mund të kryhet vetëm gjatë shtatzënisë.
Por, kur konstatohet “problemi gjenetik”, shumica e çifteve zgjedhin të ndërpresin shtatzëninë dhe ta provojnë përsëri. PGJD-ja do t’ua parandalonte këtë barrë shtesë, argumentojnë mbështetësit e saj. Përveç kësaj, çiftet nuk do të kishin më nevojë të shkojnë jashtë vendit për një trajtim të tillë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












