Lajme
Shtëpi për pleq në Kroaci për pensionistët zviceranë
Tani më është bërë e mundur të ekonomizoni qëndrimin tuaj në shtëpi për pleq. Por, prapëseprapë duhet bërë ca sakrifica të caktuara.
Në Kroaci tashmë është krijuar një shtëpi për pleq sipas standardeve zvicerane. Tashmë pleqve zviceranë u ofrohet mundësi të përjetojnë pleqërinë e tyre në një klimë diellore, duke zbritur faturën e tyre në mënyrë të konsiderueshme. Kompania Novacorpus, e specializuar në kujdesin e shëndetit jashtë vendit, propozon prej disa ditësh këtë shërbim të ri.
Ajo lajmëron se një tjetër objekt me të njëjtin shërbim do të hapet së shpejti në Francë.
“Kjo është një shtëpi e ndërtuar për pleqtë zviceranë. Drejtori i saj, një kroat, ka menaxhuar në Zvicër një objekt të tillë 14 vjet me radhë”, tregon Stéphane de Buren, drejtues i projektit. Sipas tij, me një qëndrim mesatar prej dy vjetësh, të interesuarit do mund të ekonomizojnë deri 100.000 franga.
Shtëpi për pleq, pa mbikëqyrje
Nëse disa masa janë ndërmarrë për të siguruar një shërbim të përsosur, prapëseprapë nuk ka asnjë garanci. “Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi nivelin e kujdesit të dhënë jashtë shtetit ose në vend, veçanërisht pasi që këto struktura krejtësisht private nuk kërkojnë ndonjë ndihmë financiare nga shteti”, thotë Bernard Favre, sekretar i përgjithshëm ndihmës në Departamentin e Gjenevës për solidaritet.
Gjithashtu, duhet pasur parasysh se të jesh larg vendlindjes nuk lehtëson aspak vizitat e të afërmeve. Por, për këtë çështje, çdo gjë ka qenë e menduar, siguron Stephane de Buren. Fluturimet dhe hotelet janë pranë shtëpive në fjalë dhe madje, edhe sesione për telekonferenca janë të mundshme.
SondazhPyetja për lexuesti tanë :
A do ta kalonit pleqërinë tuaj në një shtëpi të pleqëve në vendlindje me standarde zvicerane?
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













