E-Diaspora
“Shtëpia e Shqiptarit” në Kanada
Duke e cilësuar diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të përfshirjes së madhe të intelektualëve, ministri Majko i informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë
Shqiptarët në Kanada kanë në projektin e tyre ndërtimin e “Shtëpisë së Shqiptarit”, e cila do t’u kushtohet aktiviteteve kulturore dhe hapjes së klasave të mësimit të gjuhës shqipe.
Kjo u bë e ditur në takimin e ministrit të Shtetit për Diasporën të Shqipërisë, Pandeli Majko me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit, përcjell albinfo.ch.
Në takim, ku ministri Majko shoqërohej nga homologu i tij nga Kosova Dardan Gashi dhe ambasadorët e të dyja vendeve, u njoh me punën dhe potencialin e shoqatës.
Përfaqësuesit e shoqatës informuan ministrin Majko lidhur me projektin e ngritjes së “Shtëpisë së Shqiptarit”, siç do të quhet qendra që do t’i kushtohet aktiviteteve kulturore shqiptare, si dhe kurseve të gjuhës shqipe, u tha në takim.
Duke e cilësuar diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të përfshirjes së madhe të intelektualëve, ministri Majko i informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë.
Ai e cilësoi përfshirjen e mësimit të gjuhës shqipe në sistemin e brendshëm shkollor, si një prej arritjeve më të rëndësishme dhe shtoi se do të përpiqej që të nxiste shtrirjen e këtij standardi edhe në rajone të tjera.
Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit që prej 23 vitesh vepron për promovimin e kulturës dhe vlerave kombëtare, si dhe për integrimin e komunitetit shqiptar në Kanada.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













