Jeta në Zvicër
Shtëpitë në Zvicër, shumëfish më të shtrenjta se në Gjermani dhe Austri
Një blerës në Cyrih, krahasuar me një Bernë, paguan gati për gjysmë më shumë për një metër katror të një shtëpie banimi. Portali i pasurive të paluajtshme Immowelt publikoi një studim, sipas të cilit çmimet për shtëpitë në qytetet e mëdha zvicerane janë shumëfish më të shtrenjta se në Gjermani dhe Austri, përcjell albinfo.ch.
Gjatë pesë tremujorëve të parë të këtij viti janë analizuar mbi 230 mijë oferta të pasurive të patundshme në pesë qytetet më të mëdha të vendit.
Nuk mund të jetë e habitshme kjo gjetje e studimit, ku theksohet se fuqia blerëse në Zvicër është pothuajse dy herë më e lartë se në vendet fqinje gjermano-folëse, e më i theksuar është kryesisht ndryshimi mes Bernës dhe Cyrihut.
Gjeneva, më e shtrenjta?
Këtë e ka konfirmuar “Homegate”, kompania lider online në tregun zviceran të pasurive të patundshme. Një analizë e rreth 67.600 pronave në internetit në periudhën nga korriku 2016 deri në qershor 2017, tregoi se në Bernë duhet të llogaritet rreth 6,500 franga për një metër katror, ndërsa në Cyrih me 12.100 franga.
Sipas studimit të “Homegate”, në krye është Gjeneva: në jugperëndim të vendit një metër katror është përsëri rreth 1.000 franga më e shtrenjtë.
Një apartament mesatar me 4.5 dhoma dhe 120 metra katrorë hapësirë të banimit ofrohet, sipas “Homegat”, në Bernë për 780.000 franga. Në Gjenevë dhe Cyrih, një apartament i tillë shitet për 1.49 dhe 1.37 milionë franga.
Përveç kësaj, 80 për qind e pronave dalin në shitje për më pak se 1 milion franga. Për më shumë se dy milionë franga zvicerane gjatë periudhës së studimit u gjetën vetëm dy prona në Bernë, që korrespondon me rreth tre për qind të ofertës. Në Cyrih, nga ana tjetër, çdo i pesti objekt është shpallur për të paktën dy milionë, dhe në Gjenevë 40 për qind e të gjitha ofertave.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












