E-Diaspora
Shtetas kosovarë e maqedonas kapen me 61 kg marihuanë!
jo që dihet është se droga e gjetur në valixhe dhe çanta ka një vlerë tregu prej më shumë se gjysmë milioni euro
Pesë meshkuj janë arrestuar nga policia speciale të mërkurën në Magdeburg. Ata dyshohen se kanë zhvilluar tregti të palejuar me drogë, në sasi të madhe, shkruan volkstimme.de. Policët kanë gjetur 61 kilogramë drogë të tipit marihuanë në makinën e tyre.
Hetimet zhvillohen ndaj një personi 33 vjeçar, të cilit autoritetet i kanë rënë në gjurmë me rastin e udhëheqjes së një procedure tjetër për tregti me drogë, transmeton albinfo.ch. Në kuadrin e hetimeve, rezultoi se një dërgesë e madhe droge ishte dedikuar për në Magedburg.
Me këtë rast janë kapur pesë meshkuj të moshave 21 deri 56 vjeçare. Ata janë nga Maqedonia, Kosova dhe Bullgaria.
Droga është gjetur në një makinë të tipit Fiat të cilën ata e kishin në dispozicion. Ende nuk dihet prejardhja e drogës. Por ajo që dihet është se droga e gjetur në valixhe dhe çanta ka një vlerë tregu prej më shumë se gjysmë milioni euro.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim









