Lajme
Shtetet baltike mbështesin vendimin historik të Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO
Mësohet se ministrat e Punëve të Jashtme të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë kanë miratuar planin e Suedisë dhe Finlandës për të kërkuar anëtarësimin në NATO, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, ministrat e Jashtëm i quajtën vendimet “historike” dhe thanë se “do të bëjnë çdo gjë që duhet për të ndihmuar të dy vendet”.
“Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të kontribuojnë në unitetin, solidaritetin, kohezionin dhe forcën e Aleancës dhe gjithë zonës transatlantike, në një kohë kur mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi është gjithnjë e më kompleks”, thuhet në deklaratë.
Ministrat shtuan se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës “do të rrisë gjithashtu në masë të madhe sigurinë e rajonit të Detit Baltik”, si dhe “do të hapë perspektiva të reja për formatet nordike-baltike dhe formate të tjera rajonale të bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë”.
“Ne po angazhohemi për të promovuar ratifikimin e shpejtë të protokolleve të pranimit pasi ato të nënshkruhen”, shton deklarata e përbashkët.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër










