Lajme
Shtetet e Azisë drejt njohjes së Kosovës, thotë Haxhinasto
Kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Sulltanati i Bruneit dhe Tajlanda kanë bërë hapat e parë drejt njohjes së Kosovës dhe pritet që shpejt të ketë edhe veprime të tjera.
Në një intervistë për të përdtishmen ‘Express’, Haxhinasto ka bërë të ditur se posa është kthyer nga Azia Juglindore dhe atje ka parë lëvizje të shteteve që pritet ta njohin Kosovën.
“Mund të them se Sulltanati i Bruneit u shpreh shumë qartë, duke thënë se nuk ka asnjë pengesë që të njohin Kosovën dhe sigurisht ky është një angazhim serioz nga ana e këtij shteti dhe jam i bindur se në ditët e ardhshme do të kemi zhvillime pozitive”, ka paralajmëruar Haxhinasto.
Veç kësaj, ai ka bërë të ditur se tashmë tajlandezët kanë bërë hapin e parë drejt njohjes së Kosovës, ngaqë kanë pranuar pasaportat e Republikë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











