Lajme
Austri: Familjet me tre fëmijë do t’i marrin nga afro 2100 euro
"Të reshura me para" do të jetë kjo javë për familjet në Austri
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ka “liruar dorën” e buxhetit qeveritar, duke subvencionuar në mënyra të ndryshme për të ndihmuar familjet në Austri kundër krizës ekonomike me Covid -19.
Përveç 450 euro shtesë për të gjithë ata që janë të lajmëruar në Entin e Punësimit(AMS) nga 1 maj – më 31 gusht dhe uljes së taksës së pagës të punësuarve (pagesa nga punëdhënësi do të bëhet më se largu deri në fund të shtatorit), një bonus tjetër që do të shpërndahet këtë javë është për fëmijë, shkruan oe24.at.
Nga 360 euro do të jepen për secilin fëmijë që jeton në Austri. Po ashtu nga 100 euro plus do të marrin secili fëmijë shkollor nga mosha 6-15 vjeçar. (Pagesa prej 100 eurosh do të jepet për obligimet e fëmijëve në fillimin e vitit shkollor), transmeton Albinfo Austria.
Të gjitha këto mjete do të paguhen deri në fund të kësaj jave. Kështu ka konfirmuar zyra e Minstres për Familje, Christine Aschbacher.
Kostoja e gjithë këtyre ndihmave familjare do të kapë shifrën e afro 700 milionë euro. Aplikimi i këtyre subvencioneve nuk është i nevojshëm. Paratë do të transferohen automatikisht në llogari.
Megjithatë shuma e njëjtë nuk vlen për ata fëmijë që jetojnë jashtë Austrisë.
Sipas një llogarie të bërë nga faqja zyrtare e kancelarit Kurz, familja e cila ka tre fëmijë, gjatë muajit shtator do të përfitojë nga shteti afro 2100 euro. Këto janë vetëm si ndihma familjare.
Partitë kundërshtare në Austri e kanë kritikuar shpërndarjen e këtyre bonuseve, duke i quajtur fushata para zgjedhjeve për Bashkinë e Vjenës, të cilat që do të mbahen më 11 tetor.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










