Lajme
Shteti evropian që paralajmëron masa të ashpra ndaj azilkërkuesve
Holanda ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend duke e bërë vendin sa më jotërheqës që të jetë e mundur për migrantët.
Ministrja e krahut të djathtë për Azilin, Marjolein Faber, tha se masa do t’i mundësonte qeverisë holandeze që të pezullonte shumë shpejt pjesë të ligjeve ekzistuese të azilit.
”Holanda do të ketë rregullat më të rrepta të azilit dhe imigracionit në Evropë dhe do të vendosë kontrolle më të ashpra kufitare”, tha ajo.
Faber planifikon të kufizojë bashkimin familjar, të rrisë numrin e dëbimeve të shkelësve dhe të azilkërkuesve të refuzuar dhe të zvogëlojë mundësitë e njerëzve për të apeluar kundër vendimeve gjyqësore.
Qeveria gjithashtu dëshiron të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për t’u lejuar të devijojë nga politikat e BE-së për azilin dhe migracionin.
”Është koha për një ndryshim drastik të kursit. Ne po marrim masa për ta bërë Holandën sa më jotërheqëse për azilkërkuesit”, tha Faber.
Detajet e planit u njoftuan teksa qeveria e kryeministrit Dick Schoof prezantoi programin e saj politik në Hagë.
Rreth 40 000 azilkërkues mbërrijnë në Holandë çdo vit, gjë që kritikët argumentojnë se ka përkeqësuar mungesën e strehimit në vend.
Qeveria holandeze mund të përdorë një dekret mbretëror për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në rast krize, duke e lejuar atë të marrë masa pa miratimin e Parlamentit, siç ndodhi gjatë pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, vendimi duhet të justifikohet ligjërisht dhe ekspertët ligjorë kanë vënë në dyshim nëse numri i azilkërkuesve – i cili ka mbetur i qëndrueshëm – është i mjaftueshëm për t’u shpallur krizë.
Partitë opozitare kanë reaguar të indinjuar, duke e quajtur planin e qeverisë jodemokratike dhe duke argumentuar se kriza e banesave është pasojë e masave shtrënguese.
Ulja e numrit të azilkërkuesve dhe emigrantëve është një nga synimet kryesore të qeverisë së re holandeze, e cila mori detyrën në korrik.
Koalicioni katërpartiak përfshin partinë populiste PVV, e cila kryesoi zgjedhjet parlamentare në nëntor 2023.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











