Lajme
Shteti evropian që vendosi limite për temperaturën e kondicionerëve
Qeveria spanjolle ka rënë dakord të prezantojë masa urgjente për të kursyer energji për shkak të krizës energjetike që u shfaq në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Të gjitha ndërtesat e sektorit publik, qendrat tregtare, kinematë, zyrat, hotelet, stacionet dhe aeroportet nuk do të lejohen të ulin temperaturën nën 27 gradë Celsius në verë, ndërsa në dimër nuk do të jetë më e lartë se 19 gradë Celsius.
Ky vendim është miratuar në seancën e Qeverisë në Madrid dhe është bërë i ditur të hënën vonë nga Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Teresa Ribera. Masa e përmendur do të jetë e vlefshme deri më 1 nëntor 2023. Ribera tha se është një paketë fillestare që është e nevojshme në një situatë kritike sepse Evropa ka nevojë për ndihmën e Spanjës.
Masat përfshijnë gjithashtu rregulla që dyqanet dhe bizneset të mbajnë dyert e tyre të mbyllura duke përdorur një sistem automatik që duhet të instalohet deri më 30 shtator. Qëllimi i kësaj, pretendon qeveria, është të parandalojë daljen e ajrit të nxehtë ose të ftohtë nga një hapësirë e nxehtë ose e ftohur.
Ndriçimi në zyrat e papërdorura, vitrinat e dyqaneve dhe monumentet duhet të fiket pas orës 22:00 dhe do të fillojë kontrolli i efiçencës së energjisë në disa ndërtesa. Ribera i bëri thirrje sektorit privat që të rrisë pjesën e punës nga shtëpia.
Spanja po merr këto dhe masa të tjera, që do të vendosen pas pushimit veror, për të përmbushur angazhimet e marra në planin evropian të emergjencës, të rënë dakord javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











