Tematike
Shteti nuk garanton lirimin e pengjeve
Është çështje e përgjegjësisë personale për ata që marrin rrugë në zonat me rrezik. Ndërsa shteti do të detyrohet të shqyrtojë se deri në çfarë mase do të angazhohet në raste të tilla
Qytetarët zviceranë që udhëtojnë si turistë në zona të luftës ose vende tjera me rrezikshmëri, nuk mund të llogarisin më në ndihmën e pakusht dhe të pakufishme të shtetit të tyre. Kjo nënkupton që personat të cilët nuk i përfillin rekomandimet e Ministrisë së Jashtme për rrezikun që mund t`i presë në zonat e përmendura, mund të mbeten të vetëm përballë rrezikut që kanë marrë mbi vete. Kështu mund të lexohet në projektligjin që Qeveria Federale po përgatit për zviceranët jashtë vendit.
Raste që kanë shkaktuar këtë ashpërsim të kursit të qeverisë ka pasur mjaft viteve të fundit. Njëri ndër ta ishte ai kur një çift i ri zviceran që donte të bënte një udhëtim turistik në Pakistan, u kap nga talibanët e atjeshëm dhe mund i të lirohej vetëm pasi qëndroi si peng për tetë muaj. Krahas gëzimit për lirimin e tyre, ministri i punëve të jashtme Burkhalter atëbotë pati shqiptuar një vërejtje: “janë disa regjione në botë ku pengmarrjet janë shndërruar gati ë degë industriale. Prandaj është në radhë të parë çështje e përgjegjësisë personale (për ata që marrin rrugë në ato regjione). Ndërsa shteti do t¨detyrohet të shqyrtojë se deri në çfarë mase do të angazhohet në raste të tilla”.
Kështu, në projektligjin e ri shkruan se ata që merren peng, dhe që i kanë injoruar këshillat e ministrisë, në instancën më të fundit do të detyrohen të paguajnë vetë për lirim. “Shteti do t`u ofrojë mbështetje personave të marrë peng. Por shteti nuk merr detyrime në rastet kur personat e prekur i kanë shpërfillur këshillat e ministrisë dhe janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme”.
Të gjithë anëtarët e komisionit përgatitor të këtij projektligji, nga i gjithë spektri politik kanë arritur pajtim në këtë pikë. Por mbetet të shihet nëse edhe në ligj do të mbeten formulimet e përshkruara më lartë.
Sido që të përfundojë puna e ligjit, personat që deri më tash kanë qenë viktima të pengmarrjes nuk do të detyrohen të paguajnë në mënyrë retroaktive.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA












