Kuriozitete
Shteti që e zyrtarizon Bitcoinin si monedhë në vend të dollarëve
Nga nesër, kriptomonedha më e famshme hap një kapitull të ri në historinë e saj: do të njihet zyrtarisht si një pasuri dhe si një monedhë për transaksionet nga një shtet.
Ky vend është El Salvadori dhe nga nesër qytetarët e tij mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001.
Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, do t’u sigurojë atyre një shumë prej 30 dollarë në Bitcoin.
Lëvizja e qeverisë së El Salvadorit ka ndezur një valë entuziazmi tek investitorët, të cilët po nxitojnë të blejnë Bitcoin. Në mediat sociale, investitorët po i bëjnë thirrje njëri -tjetrit ta bëjnë këtë lëvizje, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të këmbimit valutor. Si rezultat, çmimi i Bitcoinit sot arriti në 52,000 dollarë, për herë të parë që nga 12 marsi, transmeton abc news, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i El Salvadorit, nga njëra anë është historik, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se hap rrugën për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e vendit të Amerikës Qendrore.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












