Lajme
Shteti që pritet të marrë vendim për mbyllje për turistët gjatë gjithë vitit 2021
Zelanda e Re ka të ngjarë të mbajë kufijtë e saj të mbyllur për turistët për pjesën tjetër të vitit, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern sot gjatë një konference shtypi.
Ardern shpjegoi se për të rihapur kufijtë do të jetë e nevojshme të sigurohet për efektivitetin e vaksinave kundër përhapjes së koronavirusit ose që ka njerëz të mjaftueshëm të vaksinuar në vend, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministrja konfirmoi interesimin për korridorin e udhëtimit me Australinë, i cili u pezullua dje nga Canberra për 72 orë, por theksoi se pjesa tjetër e botës paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë tonë.
Dje, ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, njoftoi pezullimin për 72 orë të ”korridorit të udhëtimit” me Zelandën e Re, pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në vend që nga nëntori i kaluar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











