Lajme
Shteti rrezikon të mbetet pa para
Institucionet e Kosovës rrezikojnë të mbesin pa buxhet për këtë vit. Nëse formimi i Qeverisë vonohet deri në mars, ashtu siç po paralajmërohet, atëherë shteti mbetet pa arkë, pasi që ky ekzekutiv ka mundësi ta bëjë shpërndarjen e buxhetit vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, përkatësisht në janar dhe shkurt.
Në ligj parashihet se Kuvendi mund ta autorizojë ndarjen e buxhetit edhe për muajin mars, mirëpo nëse nuk do të formohet shumica parlamentare deri në atë kohë, atëherë çështja e buxhetit do të përfundojë në një “rrugë pa krye”.
Ekspertët thonë se mosmiratimit i buxhetit paraqet një situatë të rëndë për zhvillimin ekonomik të vendit, ku vendi do të ballafaqohet me ngecje ekonomike, ngecje në hapjen e vendeve të reja të punës etj.Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ditë më parë është shprehur optimist se shumë shpejt do të formohet Qeveria e re, e cila do të ketë mundësi ta miratojë buxhetin e vitit 2011. Sipas tij, mundësitë ligjore për shfrytëzimin e buxhetit janë për dy muajt e parë të këtij viti dhe me pas Kuvendi i ri do ta miratojë buxhetin e ri.
Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, thotë se në rastin më optimist, nëse certifikimi i rezultateve zgjedhore bëhet shumë shpejt dhe nëse Qeveria e re formohet në shpejtësi, atëherë në mars mund të aprovohet buxheti i këtij viti. Sipas tij, kjo qeveri ka legjitimitet ta shpërndajë buxhetin vetëm për 2 muajt e parë. Ai thotë se edhe gjatë muajit të ardhshëm nëse nuk formohet Qeveria, atëherë shteti rrezikon të mbetet pa arkë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












