Shkurt.ch
Shtim i madh i azilkërkuesve në Zvicër
Në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve gjatë majit kanë qenë ata nga Maqedonia, 184, krahas 127 sa kishin ardhur në muajin prill
Gjatë muajit maj ka shënuar një rritje të madhe numri i kërkuesve të azilit në Zvicër. 2250 persona kanë kërkuar strehim gjatë majit, numër ky që është për 50 për qind më i madh se ai i shënuar në muajin prill.
Shtim më i madh i numrit, më shumë se dyfish krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te azilkërkuesit tunizianë. Numri i refugjatëve nga ky vend që kanë kërkuar strehë në Zvicër gjatë majit ka qenë 340. Por, sipas Entit Federal për Migracion, më shumë se gjysma e tyre janë trajtuar sipas “procedurës së Dublinit”, që dmth janë kthyer në vendet evropiane, në të cilat janë paraqitur së pari.
Edhe në muaji maj numri më i madh i azilkërkuesve ka ardhur nga Eritrea, 545 veta.
Në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve edhe gjatë majit kanë qenë ata nga Maqedonia, 184, krahas 127 sa kishin ardhur në muajin prill. Bëhet fjalë kryesisht për pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët kërkesat për azil i bazojnë në mungesën e perspektivës jetësore në vendin e lindjes. Mirëpo Maqedonia, ashtu si dhe të gjitha vendet e Ballkanit, trajtohen si “vende të sigurta” kështu që kërkesat për azil të qytetarëve të saj nuk merren fare parasysh nga autoritetet e këtushme.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











