Lajme
Shtohen dyshimet rreth shëndetit të Putinit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dyshohet se po fsheh probleme shëndetësore që po kalon.
Putin shoqërohet gjatë gjithë kohës nga doktorë të specializuar për kancerin në tiroide, gjë e cila ngre dyshime të forta se po vuan nga një problem i tillë.
Raporte që mbështesin këto dyshime vijnë nga media investigative ‘Proekt’, e cila tani është bllokuar në Rusi dhe po funksionon jashtë vendit.
Sipas ‘Proekt’, Putinin e ka vizituar më shumë se 35 herë mjeku kirurg Yevgeny Selivanov në resortin Sochi në Detin e Zi, që është vendi i preferuar i presidentit rus.
Putin po ndjek një trajtim të çuditshëm, duke bërë banjë me gjak dreri.
Larja me gjakun e brirëve të drerit si dhe pirja e tij mendohet të jetë një traditë shekullore në Rusi dhe thuhet se ekziston edhe në Kinë dhe Kore, sipas ‘Siberian Times’.
Nga ana tjetër, ka teori se Putin është trajtuar me steroide, ndaj është shfaqur i fryrë në fytyrë.
Në Perëndim ka shumë spekulime se Putin ka probleme serioze me shëndetin që kur ai nisi luftën në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










