Shkurt.ch
Shtohen lidhjet dhe shkurtohen rrugët për në Paris
Investohen 100 milionë franga për trenat TGV. Kompania TGV Lyria, në flotën e saj të trenave do të ketë edhe 19 makina
Shtohet numri i lidhjeve hekurudhore të Zvicrës me Parisin. Duke filluar nga dhjetori, do të ketë 19 lidhje në mes të këtyre dy destinacioneve. Për të realizuar këtë shtim, SBB është duke investuar 100 milionë franga për trenat e rinj të shpejtë francezë TGV.
Ky investim është pjesë e marrëveshjes së re të bashkëpunimit që SBB ka lidhur me simotrën e saj frënge SNCF. Kompania subsidiare e dy të lartpërmendura, TGV Lyria, në flotën e saj të trenave do të ketë edhe 19 lokomotiva, shkruan drs.ch.
Me lëshimin që qarkullim të linjës së re Rhin-Rhone nga dhjetori i këtij viti, rruga nga Bazeli deri në Paris do të shkurtohet për 24 minuta dhe do të mund të përshkohet për tri orë e tre minuta.
Po ashtu do të shkurtohen edhe lidhjet nga Berna, Lozana dhe Cyrihu për në Paris.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave









