Shkurt.ch
Shtohen orët e punës dhe pakësohet pushimi
Në koncernin "Model" do të punohet 42 orë në vend se 40 në javë dhe do të ketë një javë më pak pushime
Më pak pushim, më shumë punë, për pagën e njëjtë. Kjo është formula që ka gjetur koncerni i paketimeve “Model” për t`i shpëtuar krizës së frangut të fortë.
Punëtorët e këtij koncerni në Weinfelden të kantonit Thurgau do të punojnë 42 orë në vend se 40 orë në javë dhe do të kenë një javë më pak pushime.
Daniel Model, shef i koncernit e ka arsyetuar këtë veprim të tij para televizionit sf1, me rrezikun që vjen nga fuqizimi i frangut. Frangu iu forcuar, ka thënë Model, vështirëson eksportet dhe njëkohësisht ua lehtëson konkurrentëve të jashtëm të shesin në Zvicër.
“Model” gjatë vitit 2010 ka pasur një qarkullim prej 600 milionë frangash.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












