Shkurt.ch
Rritet numri i refugjatëve që vijnë përmes Ballkanit
Në qendrën e pranimit në Altstätten (kantoni St.Gallen) gjatë korrikut është dyfishuar numri i personave që kanë kërkuar azil
Shtimi i fluksit të refugjatëve që për të shkuar në shtetet perëndimore shfrytëzojnë rrugën ballkanike (Maqedoni-Serbi-Hungari) ka filluar të reflektohet edhe në Zvicër. Kjo shihet sidomos në qendrat e pranimit të azilkërkuesve në lindje të vendit. Kështu në qendrën e pranimit në Altstätten (kantoni St.Gallen) gjatë korrikut është dyfishuar numri i personave që kanë kërkuar azil. Ai ka arritur në 350. Edhe në qendrën tjetër të pranimit në atë regjion, në Kreuzlingen (kantoni Thurgau) ka një rritje te numrit të azilkërkuesve për 40 për qind, duke arritur në 700 sish, bën të ditur për radion SRF zëdhënësja e SEM, Lea Wertheimer.
Shumica e këtyre migrantëve vijnë nga Siria dhe Afganistani. Nga ana tjetër, përmes rrugës jugore (nga kanto i i Ticinos) vazhdojnë të vinë kryesisht refugjatë nga Afrika, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu edhe Administrata Federale e Doganave ka konstatuar një shtim të numrit të personave që hyjnë apo qëndrojnë ilegalisht në Zvicër gjatë muajve të deritashëm të vitit 2015.
Ndër arsyet e shtimit të numrit të refugjatëve, sipas SEM hyn edhe moti i mirë e me diell, që favorizon lëvizjen e migrantëve afrikanë nëpër rrugën detare, përmes Mesdheut. Por, zëdhënësja nuk ka mundur të prognozojë nëse në sezonin dimëror pritet të ketë rrije ose zvogëlim të këtij numri.
Rruga e migrantëve përmes Ballkanit është bërë ndërkohë njësoj e rëndësishme sikur ajo përmes Mesdheut, thonë në Frontex (Agjencinë evropiane për ruajtjen e kufijve).
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











