Sport
Shtrenjtohen çmimet e hoteleve gjatë Evropianit në Francë
Gjatë Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Francë priten jo më pak se dy milionë tifozë në dhjetë qytetet pritëse ku do të zhvillohen 51 ndeshje.
Hotelierët tashmë janë duke i fërkuar duart e tyre.
Sipas një sondazhi të revistës “K Shuazir“ në Lile, Lens, Lyon, Bordeaux, Saint-Etienne, Marseille dhe Nice, hotelet tashmë kanë mbushur kapacitetet e tyre gjatë Evropianit me 90%, përcjell albinfo.ch.
Nga ofertat në 440 hotele, sondazhi vuri në dukje një rritje të çmimeve deri 45% në nëntor të 2015 ndërsa në dhjetor të vitit 2015, çmimet u rritën deri 67%.
Çmimet janë duke u përmirësuar dhe flitet për shtrenjtim deri 80% se në ditët e tjera.
Çmimet mesatare në booking.com janë rritur nga 40 në 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Organizatorët dhe hotelierët sigurojnë se është e arsyeshme dhe kuptueshme sidomos në qytetet e vogla ku akomodimi nëpër hotele është i kufizuar.
Campnile në Lile ka rritur çmimin tri herë gjatë kohës kur do të mbahet Evropiani duke arritur një çmim prej 196 euro për natë.
“Aparthotel” në qendër të Liles ofron një dhomë për 370 euro. Hoteli më i shtrenjtë në Saint Denis, në një “Ibis” të thjeshtë me tre yje, kostoja e një dhome të hotelit kap vlerën 346.80 euro për një natë, që është një rritje prej 660% për takimin e parë Francë-Rumani.
Nuk pritet të ketë një reduktim në çmimet e hoteleve, në të kundërtën mund të vazhdojnë të rriten, dhe krahasimi i rishikimit është bërë me çmime që janë bërë publike një javë para Kampionatit Evropian në futboll.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











