Jeta në Zvicër
Shtyhet gjykimi i J. G. për vrasjen e truprojes në Cyrih
Procesi gjyqësor që do të zgjaste katër ditë, kundër shqiptarit është dashur të zhvillohej me fillim nga 11 shtatori
Një shqiptar 35-vjeçar nga Kosova, (J.G.) me shtetësi zvicerane, akuzohet se para katër vjetësh në Zürich (Affoltern) kishte vrarë në rrugë me armë zjarri një badigard 30-vjeçar me prejardhje serbe, shkruan albinfo.ch.
Vrasjes i ka paraprirë një konflikt në mes të dyve që kishte zgjatur kohë të gjatë.
Procesi gjyqësor që do të zgjaste katër ditë kundër shqiptarit është dashur të zhvillohej me fillim nga 11 shtatori. Por sot, më 4 shtator Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka njoftuar se gjykimi nuk do të zhvillohet. Njëri nga mbrojtësit zyrtarë të kosovarit ka kërkuar shtyrjen e procesit, ndërsa ende nuk është caktuar data e fillimit të tij në të ardhmen.
Avokati thuhet ta ketë kërkuar shtyrjen për shkaqe shëndetësore, shkruan 20minuten.ch.
I akuzuari që nga rinia e tij kishte rënë në kundërshtim me ligjin dhe është dënuar disa herë. Ai për vite të tëra ka jetuar nga ndihmat sociale dhe nga tregtia me kanabis.
Hetimet e zhvilluara ndaj tij, pas arrestimit që ka ndodhur disa ditë pas vrasjes, kanë gjetur disa vepra penale si: vrasja, mashtrimi për vrasje, pengimi i punës së autoriteteve zyrtare etj.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











