Lajme
Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit
Shkaktar është bërë Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë
Mënyra se si janë paraqitur provat nga prokuroria kishte detyruar Alfons Ori, kryesuesin e panelit gjyqësor në gjykimin e Ratko Mlladiqit, për të shtyrë për një afat të pacaktuar procesin gjyqësor.Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë ka qenë ligjërisht e detyruar t’ia dorëzojë disa dëshmi mbrojtjes së Mlladiqit.
Prokuroria ka pranuar gabimet që ka bërë duke mos i dorëzuar dëshmitë në fjalë, dhe nuk është ankuar në vendimin për të shtyrë gjykimin.
Ori ka thënë se gjykatësit janë duke analizuar pasojat e këtij veprimi.
Gjykatësi ka thënë gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mbrojtja e Mlladiqit, ndërkaq, ka kërkuar një pushim gjashtëmujor të gjykimit.
Mlladiqi akuzohet se ka udhëhequr masakrën e vitit 1995 ku tetë mijë burra dhe djem myslimanë janë vrarë në enklavën boshnjake të Srebrenicës, që konsiderohet si masakra më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mbi të, po ashtu, rëndon akuza e orkestrimit të rrethimit 44-mujor të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës, i cili shpërtheu në luftë.
Konflikti vlerësohet të ketë lënë rreth 100 mijë të vrarë dhe mbi 2.2 milionë të pastrehë.Ekspertët thonë se gjyqi ndaj Mlladiqit mund të zgjasë deri në tre vjet, Po, qe se dënohet, ai përballet me burgim të përjetshëm, që është edhe dënimi maksimal.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













