Shkurt.ch
Shtyhet marrëveshja për pensionet e invaliditetit
Qeveria propozonte që ligji të rregullohej ashtu që diferenca në mes të pensionit dhe pagës të jetë motivuese që përfituesit e pensioneve të joshen të punojnë.
Ka dështuar përpjekja e konferencës unifikuese të dy dhomave të Parlamnetit të Zvicrës, për të unifikuar qëndrimet lidhur me rishikimin e gjashtë të Ligjit për Pensionin e Invaliditetit. Lënda kishte ardhur në këtë konferencë për shkakun se dhomat e parlamentit nuk mundnin të arrinin pajtimin për shkallën e invaliditetit që duhet ta ketë personi për të përfituar pensionin e plotë.
Dhoma e Kantoneve kishte vendosur tri herë që në pajtim me rekomandimin e qeverisë, pensioni i plotë të fitohet vetëm kur invaliditeti është në shkallën 80%. Ndërsa Dhoma Nacionale kishte mbrojtur gjendjen e tashme, kur shkalla 70% e invaliditetit të siguron pensionin e plotë mbi këtë bazë.
Në këto rrethana, konferenca ka propozuar sot që kjo lëndë të anulohet ndërsa dhoma e kantoneve do të vendosë sot rreth kësaj.
Synim i rishikimit të ligjit ka qenë shkarkimi i fondit pensional nga obligimet, shkuan azonline.ch. Veç kësaj, qeveria propozonte që ligji të rregullohej ashtu që përfituesit e pensioneve të invaliditetit të joshen për të punuar, respektivisht që diferenca në mes të pensionit dhe pagës të jetë motivuese që ata të punojnë.
Në qendër të ndryshimeve të planifikuara është edhe ndryshimi i sistemit pensional. Sistemi i sotëm me pensione shkallësh të ndryshme (pensioni 1/4, ¾, gjysmë dhe i plotë) duhet t`i lëshojë vendin një sistemi të pashkallëzuar të pensioneve.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel













