Lajme
Shtyhet për nesër votimi për presidentin dhe qeverinë
Nesër në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, me ç’rast do të vendosë rreth caktimit të orës së seancës së jashtëzakonshme
Edhe përkundër paralajmërimeve se sot, në seancën e parë të përbërjes së re të Kuvendit, do të votohet presidenti i ri dhe qeveria e re, megjithatë, kjo është lënë për nesër.
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Jakup Krasniqi njoftoi se do të shqyrtojë kërkesën e koalicionit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme nesër, ku do të votohej për presidentin dhe qeverinë e re.
Krasniqi tha se nesër në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, me ç’rast do të vendos rreth caktimit të orës së seancës së jashtëzakonshme.
Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi sqaroi në Kuvendin e Kosovës se kanë deponuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për nesër, në ora 15:00, me qëllim të votimit të presidentit dhe qeverisë.
“Ne pajtohemi me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës, sepse jemi ithtarë të respektimit të Kushtetutës”, tha Kuçi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












