Shqipëria
Shtyhet vendimi për hapjen e negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor
Në mbledhjen e sotme të ministrave të vendeve anëtare të BE-së për Punët e Jashtme dhe të Evropës nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, shkruan DPA, por një ndër arsyet e mosmarrjes së vendimit është edhe mungesa e vendimit të Bundestagut gjerman, transmeton DW.
Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor
Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.
Komentet e ministrit austriak i ka mbështetur edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavera, i cili tha se do të merret një vendim paraprak mbi bazën e asaj që është arritur deri tani dhe do të pritet vendimi i Buddestagut pas përfundimit të verës.
George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE sqaroi, se deklarata rreth raporteve të progresit do të jetë: “E angazhuar, konstruktive dhe do të përmbajë balancën dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











