E-Diaspora
Shtypi zviceran: Behrami, krenar me Kosovën
Portali zviceran prek aty ku i dhemb më shumë: te "rreziku" i inkuadrimit eventual të Behramit me shokë në kombëtaren e Kosovës.
Shpallja nga Federata Kosovare e futbollit e Valon Behramit si futbollist të vitit të diasporës, ka bërë jehonë edhe në shtypin zviceran. Kështu, portali blick.ch i kushton një artikull kësaj ngjarjeje duke i vënë titullin: Behrami është futbollisti kosovar i vitit: “Jam shumë krenar”.
Viti 2012 ishte vit shumë i suksesshëem për Behramin. Në fillim të vitit ai ishte dalluar aq shumë te Fiorentina sa që gjatë verës atë e angazhoi kundrejt disa milionë eurove, Napoli, klubi që aspiron titullin e kampionit. Napoli aktualisht mban vendin e tretë , me vetëm 5 pikë më pak se kampioni, Juventus.
Behrami, gjatë vitit që shkoi, kishte një vend të sigurt edhe në kombëtaren zvicerane. Tash ai u zgjodh edhe futbollist i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Me këetë rast lojtari 27 vjeçar ka publikuar në twitter fotografinë me mirënjohjen e fituar. “Jam shumë krenar”, ka shkruar ai. Dhe, nuk është për t`u habitur. Ai me këtë rast ka lënë mbrapa lojtarë të tillë me nam si Lorik Cana ose Xherdan Shaqiri”, shkruan blick.ch.
Kosova nuk është ende anëtare e FIFA-s dhe për ketë arsye ajo nuk mund të zhvillojë as ndeshje miqësore kundër anëtarëve të FIFA-s. Ndërkaq Fadil Vokri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk dorëzohet. “Objektiv imi personal është që ne të mund të inkuadrohemi në kualifikimet për Evropianin 2016 që mbahet në Francë”, citon portali zviceran ish asin kosovar të futbollit.
Në këtë pikë, portali zviceran prek aty ku i dhemb më shumë: te “rreziku” i inkuadrimit eventual të Behramit me shokë në kombëtaren e Kosovës. “Dhe, a do të konkurrojë atëherë për atë kombëtare edhe Behrami, lojtari i vitit i Kosovës?”
Vokrri përjashton kategorikisht, në bisedë me Blickun, që federata e tij të ketë bërë përpjekje në atë drejtim. “Ne nuk do t`i nxisim asnjëherë zviceranët me prejardhje kosovare. Ne nuk do t`u bëjmë atyre oferta për ndeshje me kombëtaren tonë dhe as nuk do t`i joshim”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












