E-Diaspora
Shtypi zviceran: “Filmi shqiptar, falë albinfo.ch po `ndez` edhe te ne”
"Luzerner Zeitung" shkruan se komedia e suksesshme shqiptare ka zënë vendin e tretë në toplistat (charts) të kinemave zvicerane të këtyre ditëve
Janë vetëm 5-6 ditë që po shfaqet dhe filmi shqiptar “2 gisht mjaltë” tashmë është shndërruar hit i vërtetë edhe në Zvicër. Kështu, siç shkruan gazeta “Luzerner Zeitung” , komedia e suksesshme shqiptare ka zënë vendin e tretë në toplistat (charts) të kinemave zvicerane të këtyre ditëve.
“Para afër një jave filloi shfaqja e filmit “2 gisht mjaltë” në Zvicër. Në vendin e prejardhjes, në Shqipëri, ai ka qenë pa konkurrencë hiti më i madh filmik në përgjithësi. Edhe te ne ky film po tërheq publik të madh. Gjë që nuk befason”, shkruan gazeta zvicerane, transmeton albinfo.ch.
“Në tri ditët e para në Zvicrën gjermane filmin “2 gisht mjaltë” e kanë parë mnbi 6000 veta. Komedia ka zënë vendin e tretë në toplistat e filmave në gjithë Zvicrën. Edhe në Zvicrën qendrore interesimi është i madh: në kinemanë Bourbaki në Lucern atë deri të dielën e kanë shikuar 887 veta ndërsa në Kino Pathè Ebikon, 557.
Dhe ky sukses nuk ka qenë krejtësisht i befasishëm. Filmi në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë hiti më i madh kinematografik pa konkurrencë. Ndërsa ky regjion ka në Zvicër grupin e katërt më të madh të të huajve këtu, (shqiptarët, v.j.) shkruan më tutje gazeta.
Lukas Diehl nga ditribucioni Spot on, i specializuar për distribuimin e filmave dedikuar publikut të diasporave të mëdha, plotëson: “Filmat shqiptarë janë diçka e rrallë në kinematë e Zviucrës. Është hera e parë që ky komunitet sheh një “Blocbuster” të tij vendor”, përcjell albinfo.ch.
“Suksesi u arrit falë mbështetjes së madhe nga albinfo.ch”!
“Por suksesi ka qenë i mundur vetëm falë bashkëpunimit me albinfo.ch. Platforma më e madhe për shqiptarët në Zvicër e ka “rrahur me të madhe “daullen e marketingut” për filmin, shkruan gazeta duke cituar distributorin Diehl.
Veç kësaj dy protagonistët Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi ishin madje në Zvicër dhe morën pjesë, edhe në premierën në Bourbaki. Këngëtarja dhe komediani janë superyje në Ballkan.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental












