Sport
Shtypi zviceran shkruan për çudinë kosovare
Falë një fitoreje merezultat 4:0 kundër Azerbajxhanit, Kosova siguroi vendin e parë në grupin D, të Ligës së Kombeve. Si rezultat i kësaj, vitin e ardhshëm Kosova do të luajë në grupin C, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Por, shumë më e rëndësishme është se ekipit kombëtar tani i mungojnë vetëm edhe dy fitore për të marr pjesë në Kampionatin Europian.
Trajneri zviceran, Bernard Challandes, mund të ketë arritur statusin e kultit në Kosovë. Në fillim të shtatorit të këtij viti, trajneri i pjesës frankofone të Zvicrës ndihmoi ekipin kombëtar kosovar në fitoren e parë konkurruese në histori. Një fitore 2:0 kundër Ishujve Faroe, një vend të tërë e solli në ekstazë.
Më pas, erdhi edhe ngjarja tjetër në historinë ende të re të ekipit kombëtar kosovar. Me rezultat 4:0, ekipi Challandes e deklasoi Azerbajxhanin, informon Albinfo.ch.
Me këtë, Kosova ngjitet në grupin C të Ligës së Kombeve.
Por, ajo që është më e rëndësishme: Kosova u kualifikua për playoff duke fituar grupin. Në horizont tashmë po duket një biletë për EM. Kundërshtarët do të jenë Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Maqedonia. Do të luhet në sistemin eliminator me dy gjysmëfinale dhe një finale. Kjo do të thotë se shtetin e 1.8 milionë banorëve e ndajnë vetëm edhe dy fitore nga pjesëmarrja në EM 2020.
Një argument i dëgjuar shpesh në tematikën e Lidhjes së Kombeve është se vendet e vogla veçanërisht mund të përfitojnë nga konkurrenca e krijuar rishtazi. Rasti i Kosovës është një shembull kryesor i kësaj. Një vend që vetëm disa javë më parë ishte në gjendje të korrte fitoren e parë konkurruese, tashmë mund të shpresojë me pjesëmarrjen në Kupën Botërore. Një ngritje e hovshme.
Futbollisti më i merituar në fitoren vendimtare kundër Azerbajxhanit ishte Arbër Zeneli, transmeton Albinfo.ch. Mesfushori, i cili është nën futbollist me kontratë në ekipin Heerenveen të Holandës, shënoi një hat-trick. Në formacion ishin edhe dy lojtarët e FCZ, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.
Katër golat e shënuar nga ndeshja e fundit, ishin vendimtarë që Kosova të jetë golashënuesja më e mirë në të gjitha grupet në Ligën e Kombeve. Gjithsej i shënoi 15, ndërsa në vendin e dytë u rradhitën Zvicra dhe Maqedonia, me nga 14 gola.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë Një kosovar (39) theu një kontroll policor në autostradën A15 pranë Volketswil ZH të shtunën në... -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër













