Lajme
Shuhet Jovanka Broz, e veja e Titos
Lajmin për vdekjen e Jovanka Broz e ka konfirmuar edhe drejtori i Qendrës urgjente në Beograd, Zllatibor Llonçar. Jovanka për 30 vjet ka jetuar e izoluar
E veja e ish-presidentit dhe ideatorit të ish-Jugosllavisë, Jovanka Broz ka vdekur sot në mesditë në Qendrën Urgjente të Beogradit. E shtrirë në spital që nga gushti i këtij viti, Jovanka Bros, bashkëshortja e ish-presidentit Josip Broz-Tito, u shua nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Jovanka dhe Josip Broz Tito, ish-presidenti i Jugosllavisë, u martuan në vitin 1952, ndërsa qëndruan bashkë deri në vitin 1980, kur Tito u shua nga jeta. Lajmin për vdekjen e Jovanka Broz e ka konfirmuar edhe drejtori i Qendrës urgjente në Beograd, Zllatibor Llonçar.
Gjatë qëndrimit dhe trajtimit në spital, ajo ka filluar të këndellet dhe në bisedë me personelin-motrat medicinale ka kërkuar që të varroset në “Shtëpinë e luleve” në Beograd, përskaj Titos.
“Motrat Nada dhe Zora si dhe shkrimtari Zharko Jokanoviq (i cili e ka shkruar edhe librin për Jovanka Broz), kanë qenë personat e fundit që kanë komunikuar me Jovankën të cilëve ajo ua ka shprehë dëshirën që ta varrosin përskaj Titos”, shkruajnë mediat serbe.
Jovanka Budisavleviq-Broz ka lindur më 1924 në Likë të Kroacisë, ndërsa në bashkëshortësi me Titon ka qenë që nga viti 1952. Nga vdekja e Titos ajo ka jetuar e tërhequr në një shtëpi të vjetër që ia ka ndarë shteti në pjesën elitare të Beogradit, në Dedinje.
Një ish-partizane me gradën major, Jovanka Budisavleviq ishte 32 vjet më e r se Tito, ndërsa ajo u martua me ish-presidentin kur ai ishte 60 vjeçar. Jovanka dhe Tito shpeshherë kishin raport jo të mira, madje thuhet se Tito e “internoi” për dy vjet, ku Jovanka filloi t’i përzihet në politikën e brendshme.
Ndryshe, në muajin korrik të vitit 2009, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq (kryeministër i Serbisë) dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Rasim Lajiq ia kanë dorëzuar Jovankës dokumentet personale, letërnjoftimin dhe pasaportën, dokumente të cilat Jovanka Broz nuk i ka poseduar plot 30 vjet.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












