Jeta në Zvicër
Më shumë gra po zgjedhin shërbimin ushtarak zviceran
Por, përqindja e grave në forcat e armatosura zvicerane qëndron në vetëm 0.7%, prapa Gjermanisë (12%) dhe Suedisë (18%)
Derisa Zvicra po mendon për detyrimin ushtarak të grave, më shumë gra janë paraqitur si vullnetare në forcat e armatosura.
Numri i grave në ushtrinë zvicerane është dyfishuar në dy vitet e fundit. Gazeta “Sonntags Blick” raporton se një rekord prej 250 grave janë paraqitur vullnetare për shërbimin ushtarak vitin e kaluar, çka është 35 % më shumë se një vit më parë, dhe praktikisht dyfishin e vitit 2015, shkruan “swissinfo”, përcjell albinfo.ch.
“Interesi për çështjet e sigurisë në mesin e grave është rritur me krizat në Evropë, veçanërisht me Ukrainën”, u shpreh për gazetën, Tibor Szvirçev Tresch, kreu i sociologjisë ushtarake në Institutin Federal të Teknologjisë të Cyrihut (ETH).
Shërbimi ushtarak është vullnetar për gratë në Zvicër dhe ka më shumë se 1,000 që aktualisht shërbejnë, me më shumë se gjysmën e të cilave vazhdojnë trajnimin e oficerëve.
Por, përqindja e grave në forcat e armatosura zvicerane qëndron në vetëm 0.7%, prapa Gjermanisë (12%) dhe Suedisë (18%).
Autoritetet njoftuan verën e kaluar se po e konsiderojnë rekrutimin e femrave përgjatë linjave të modelit norvegjez.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











