Kosova
Shumë kosovarë duan të përjetojnë ‘ëndrrën amerikane’
“E shohin në filma Amerikën dhe për këtë ndoshta duan të vizitojnë”, tha Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nga Tetori 2017, do të fillojë procedimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.
Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë është shprehur se ka lloje të vizave që lëshohen në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kur të përfundon ndërtimi i Ambasadës në vitin 2018 do të lëshohen të gjitha shërbimet për vizat”, është shprehur ai në televizionin publik të Kosovës.
Corteville foli edhe për vizat që lëshojnë për të moshuarit dhe kjo sipas tij është një mundësi shumë e mirë që të moshuarit nuk do të udhëtojnë për vizat në Shkup.
Ai bëri me dije se për vizat turistike ende duhet të shkohet në Shkup. Sipas tij ka shumë kosovarë që duan ta vizitojnë Amerikën. “E shohin në filma Amerikën dhe për këtë ndoshta duan të vizitojnë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Corteville ka folur edhe për vizat emigruese. “Zakonisht ka mashtrime duke u dërguar e-maili të ndryshme se gjoja kanë fituar. Departamenti i shtetit nuk u dërgon asnjë e-mail nëse kanë fituar dhe nuk duhet të u dërgohen askujt para”. Ai tha se 100 kosovarë emigrojnë në SHBA për çdo vit.
https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155437376518859/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














