CH-Ballkani
Më shumë se 70 % e grekëve kundër emrit “Maqedonia”
Emri “Maqedonia” është kthyer tashmë në çështjen kryesore politike në Greqi, e ka përçarë jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët e këtij vendi.
Qarqe politike qeveritare përpiqen të minimizojnë pjesëmarrjen masive të grekëve në dy mitingjet e fundit, duke theksuar se në mitingun e Selanikut morën pjesë vetëm 90 mijë vetë dhe rreth 140 mijë në atë të Athinës, mesditën e së dielës.
Por, nga ana tjetër, një sondazhi i fundit i Universitetit “Makedonia” të Selanikut, për llogari të Institutit grek të Politikës së Jashtme dhe Evropiane në Athinë (ELIAMPE), tregon se 71.5 për qind e qytetarëve pozicionohen kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga fqinji verior i Greqisë, shkruan “TCH”.
Plot 56% e tyre thonë se Tsipras, deri tani e ka trajtuar në mënyrë të gabuar këtë çështje kombëtare, 54% besojnë se edhe veprimet politike të kreut të opozitës Kyriakos Mitsotakis nuk janë të sakta, ndërsa 47% e të anketuarve konsiderojnë gabim strategjinë e Ministrisë së Jashtme greke, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












