Shkurt.ch
Shumica dërmuese përkrah iniciativën kundër pedofilisë
Për të do të votonin 74% ndërsa për iniciativën e pagës minimale 40% dhe për atë kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë Gripen, janë 52% pro
Sikur votimi të ishte mbajtur në fund të marsit, një shumicë e ngushtë e zviceraneve, 52% do të votonin kundër iniciativës për pagën minimale. Në favor të saj do të votonin 40 % ndërkohë që 8% do të ishin të pavendosur. Ky rezultat ka dalë nga sondazhi që ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik gfs.bern, me porosi të SRG.
Në bazë të analizës së bërë del se ithtarët e SP/PS dhe ata të Partisë së këtë iniciativë e përkrahin në masën 67% ndërsa nga CVP 54 % janë kundër. Nga ana tjetër, zgjedhësit e FDP-së janë 69% kundër pagës minimale ndërsa ata të SVP/UDC-së janë 67% kundër.
Kur është fjala për iniciativën kundër pedofilisë, një shumicë bindëse gjegjësisht 74% do të votonin në favor të saj. 19% e zviceranëve të anketuar do të ishin kundër iniciativës dhe 7% të pavendosur.
Nga zgjedhësit e SVP/UDC-së, 87% janë shprehur në favor të iniciativës ndërsa nga SP/PS kemi një shmcië më të ulët, gjegjësisht 60% pro iniciativës kundër pedofilisë dhe 31% kundër.
Lidhur me iniciativën kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë Gripen, sondazhi i njëjtë ka ardhur ë përfundimin se 52% e zviceranëve do ta hidhnin poshtë atë dhe 42% do ta miratonin.
Edhe këtu më së shumti miratues të blerjes ka nga SVP-ja, gjegjësisht 65% ndërsa më së shumti kundërshtarë ka në kampin e SP-së dhe Partisë së Gjelbër 75% gjegjësisht 81%.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











