Shkurt.ch
Shumica do ta votonin iniciativën 1:12
Për këtë iniciativë sot do të votonin 55% e zviceranëve. Kundër do të ishin vetëm 28% dhe 17% janë ende të pavendosur
Iniciativa 1:12, rreth të cilës votuesit zviceranë do të japin verdiktin në muajin nëntor, ka gjasa shumë të mira që të dalë fituese. Për këtë iniciativë, e cila lufton kërkon që dallimet e pagave nëpër ndërmarrje të mos jenë më të mëdha se 1:12, sot do të votonin 55% e zviceranëve. Kundër do të ishin vetëm 28% dhe 17% janë ende të pavendosur.
Këto rezultate i ka sjellë një sondazh i realizuar online me 475 respodentë, nga Instituti për hulumtimin e tregut “Marketagent”, nga 3 deri më 10 maj 2013, me sponsorim të gazetës “Schweiz am Sonntag”.
Iniciativa 1:12, që është nisur nga Juso (socialistët e rinj) më mirë është pritur nga femrat, të cilat kanë votuar 61% në favor të saj, ndryshe nga meshkujt , 49% të të cilëve kanë qenë pro.
Dallime janë shënuar edhe në baza regjionale, gjuhësore. Kështu, në Zvicrën perëndimore (frankofone) pëlqimin e tyre e kanë dhëne 61.5% ndërkohë që në atë gjermane, 53%. Nga ana tjetër, janë simptomatike edhe diferencat që janë regjistruar në mes të grupmoshave, sa i takon pëlqimit ose jo të kësaj iniciative. Kështu, të rinjtë në mes 18 dhe 29 vjeçarë, me 53% janë më skeptikë në raport me iniciativën 1:12 se sa personat më të moshuar, nga 50 deri në 69 vjeçarë, të cilët janë shprehur me 58% në të mirë të saj.
Sipas sondazhit, 69% të të pyeturve i konsiderojnë të papranueshme pagat milionëshe të menaxherëve të lartë ndërsa 31% i konsiderojnë ato normale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












