Lajme
Shumica e zviceranëve gjermanishtfolës heqin dorë nga pushimet jashtë vendit
Përveç vendeve fqinje të Zvicrës, këtë verë Kroacia në veçanti duket të gëzojë popullaritet më të madh në mesin e zviceranëve gjermanishtfolës
Mbi gjysma e të anketuarve nga Zvicra gjermane duan të kalojnë pushimet e tyre verore në Zvicër. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga kompania e hulumtimit të tregut INNOFACT AG.
Gjysma e atyre që planifikojnë pushimet jashtë vendit, këtë duan ta bëjnë në një nga vendet fqinje, shkruan albinfo.ch. Italia është akoma destinacioni më i popullarizuar i pushimeve jashtë vendit për qytetarët nga Zvicra gjermane.
62% e zviceranëve gjermanishtfolës planifikojnë të shkojnë për pushime të paktën 1 javë në muajt e mbetur të verës. Kjo përqindje është dukshëm më e ulët se në vitin 2017 (78%).
52% e atyre që tashmë kanë planifikuar pushimet, nuk duan të shkojnë jashtë vendit dhe në vend të kësaj preferojnë të pushojnë brenda Zvicrës. Në krahasim me vitin 2017, kur vetëm një në pesë dëshironin të qëndronin në Zvicër për pushimet verore, në këtë verë Zvicra duket shumë më “tërheqëse” për turistët zviceranë.
50% e të anketuarve që duan të shkojnë me pushime jashtë vendit, zgjedhin njërin nga vendet fqinje. Kjo është gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa në vitin 2017, kur kjo kategori përbënte 36% të të anketuarve.
Edhe pse Italia është akoma destinacioni më i popullarizuar i pushimeve për Zvicrën gjermanishtfolëse, fqinji jugor ka humbur nga atraktiviteti në krahasim me tre vjet më parë, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, Gjermania, Austria dhe Franca janë më të kërkuara këtë vit sesa tre vjet më parë.
Në veçanti Spanja ka humbur “pikë” si destinacion i zviceranëve për pushimet verore të vitit 2020 në krahasim me vitet e kaluara. Përveç vendeve fqinje të Zvicrës, këtë verë Kroacia në veçanti duket të gëzojë popullaritet më të madh në mesin e zviceranëve gjermanishtfolës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












