Tematike
Shumica e zviceranëve kanë qëndrim negativ për BE-në
49 për qind e zviceranëve që kanë të drejtë vote kanë ndjenja negative ndaj BE-së. Për një pakicë prej 28 për qind, ndjenjat pozitive dominojnë
Rezultatet e anketës së fundit të GfS-së tregojnë interes të madh për temat e Evropës dhe BE-së nga ana e votuesve zviceranë.
Megjithatë, ndjenjat janë të përziera. 49 për qind e zviceranëve që kanë të drejtë vote kanë ndjenja negative ndaj BE-së, transmeton albinfo.ch. Për një pakicë prej 28 për qind, ndjenjat pozitive dominojnë.
Ndjenjat negative justifikohen nga faktorë që ata i kanë identifikuar si: humbja e sovranitetit kombëtar, burokracia e BE-së dhe procesi vendimmarrës që perceptohet si jodemokratik, shkruan srf.ch.
Pikëpamjet pozitive, nga ana tjetër, vendosin theksin te BE-ja si një projekt paqeje, pastaj tek përfitimet ekonomike dhe përparësia e integrimit në një komunitet më të madh.
Rezultatet e anketës së popullsisë “Evropa në jetën e përditshme” bazohen në një anketë përfaqësuese të 19,955 votuesve me të drejtë vote në Zvicër.
Anketa është zhvilluar midis 16 shtatorit dhe 30 shtatorit 2024. Sondazhi u reklamua përmes kanaleve SRG-SSR. 15,163 votues janë anketuar në gjermanisht, 4,348 në frëngjisht dhe 444 në italisht.
GFS Bern thekson se rezultatet janë një pasqyrim i gjendjes në momentin e sondazhit.
Shumica i sheh pozitivisht marrëdhëniet bilaterale
Shumica e zviceranëve i shohin marrëveshjet dypalëshe me BE-në si pozitive në përgjithësi, veçanërisht në qarqet e majta-gjelbër, ndërsa votuesit pranë SVP-së dhe partive të pavarura janë më kritikë. Kjo tregohet nga anketë në fjalë.
Marrëveshjet dypalëshe shihen si të rëndësishme ekonomikisht, veçanërisht për qasjen në tregun evropian dhe për zbutjen e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, shumë njerëz e gjykojnë rëndësinë e këtyre kontratave si të ulët për ata, personalisht.
Për shumicën, efektet negative të marrëdhënieve bilaterale përfshijnë rritjen e emigracionit, presionin e pagave dhe rritjen e çmimeve të qirasë dhe pronës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











