Lajme
Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti kërkimor gfs.bern, pothuajse tetë nga dhjetë zviceranë besojnë se Zvicra ka nevojë për marrëdhënie të forta me Bashkimin Evropian (BE) për të mbajtur konkurrencën globale, përcjell albinfo.ch.
Raporti tregon se 69% e të anketuarve mendojnë se marrëveshjet dypalëshe do të lehtësojnë aksesin në punëtorët e kualifikuar, ndërsa 64% besojnë se këto marrëveshje do të forcojnë Zvicrën si një destinacion tërheqës për biznesin. Megjithatë, rreth gjysma e popullsisë shpreh dyshime nëse këto marrëveshje do të sjellin prosperitet më të madh për vendin, shkruan srf.
Interpharma, shoqata që ka mbështetur studimin, theksoi nevojën për më shumë informim dhe edukim nga Këshilli Federal mbi ndikimin e marrëveshjeve. Vlerësimi pozitiv i marrëveshjeve dypalëshe ka rënë për herë të parë në dimrin e vitit 2025, duke rënë nga 64% në 58% krahasuar me vitin e kaluar.
Rreth 20% e të anketuarve i shohin këto marrëveshje si të pafavorshme, një rritje në krahasim me vitin e kaluar, duke treguar një qasje gjithnjë e më ambivalente të popullatës ndaj marrëdhënieve me BE-në.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











