Jeta në Zvicër
Shumica kundër zgjedhjes direkte të qeverisë
67% janë kundër iniciativës së SVP/UDC-së për zgjedhjen e qeverisë në mënyrë direkte nga populli. 48% janë për ashpërsimin e Ligjit mbi Azilin
Një sondazh i realizuar nga instituti gfs.bern me porosi të SRG (transmetuesi publik) ka treguar se 67 për qind të zviceranëve janë kundër iniciativës së SVP/UDC-së për zgjedhjen e qeverisë në mënyrë direkte nga populli e jo sikurse deri më tash, nga parlamenti. 25% janë pro ndërsa 8% të pavendosur.
Vetëm anëtarësia e SVP-së është pro zgjedhjes direkte, dhe, madje as ajo në mënyrë shumë bindëse, gjithsej 56%. Ndërsa 38% nga kjo parti janë kundër.
Ndërkaq te socialdemokratët (SP/PS) siç mund të merret me mend, përqindja e kundërshtarëve të iniciativës së përmendur është 79%.
Edhe më e madhe kjo përqindje është te demokristianët (CVP/PDC), plot 81%. Anëtarët e FDP/PLR do të kishin votuar me 71%, po ashtu kundër.
Sa i përket kërkesës për një referendum kundër ashpërsimit të ligjit mbi azilin, kundër janë 48% të të anketuarve. Pra këta duan që ligji për azilin të ashpërsohet më tutje, ndërsa vetëm 29% jnë kundër këtij ashpërsimi. 25% janë të pavendosur.
Të majtët, në veçanti SP/PS kanë pasur probleme lidhur me mbështetjen ose jo të iniciativës kundër ashpërsimit të lugjit mbi azilin. Kjo për faktin se, sipas kryetarit të SP-së, Christian Levrat, në rast të një humbjeje të thellë, do të shtoheshin tendencat për ashpërsim edhe më të madh të ligjit bi azilin.
Për shkak të “emergjencës”, shumica e rregullave të parapara me ligjin e ri, të ashpësuar të azilit, qysh tash janë në veprim.
Sondazhi është realizuar nga 22 deri më 27 prill. Në të kanë marrë pjesë 1202 persona nga të gjiha pjesët e Zvicrës. Margjinat e gabimit vlerësohet plus/minus 2.9%.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












